Rita Ora “humb” pantallonat
Rita Ora mbetet në qendër të vëmendjes, teksa këngëtarja 24-vjeçare është fotografuar në Londër me një stil të veçantë veshjeje, duke bërë që njerëzit të “kërkojnë” për pantallonat e saj.
Në të vërtetë, Rita kishte veshur vetëm një këmishë të kaltër dhe çizmet e saj verore të zeza.
Pavarësisht se disa mund ta mendojnë se ajo e ka ekzagjeruar, të tjerë mendojnë se Rita Ora dukej shumë e bukur. As tualeti nuk ishte i ekzagjeruar, ndërsa kishte edhe një bylyzyk dhe një palë vathë.
Rita së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me djalin e Tommy Hilfiger, ndërsa po raportohet se Hobbier Stuart, është mashkulli i parë që i është afruar 24-vjeçares që pas ndarjes.