Rita Ora, këngë me elemente të muzikës Shqiptare

Rita Ora pas probleme me menaxhim nga kompania e Jay Z, tashmë i është kthyer muzikës e po punon për një album të ri. Një album i cili, siç ka treguar Rita së fundmi, do të përmbajë elemente autentike të muzikës shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur, media “The Mirror”, ka ndër të tjera ka cituar se Rita është shprehur se: ”Po punoj me instrumente specifike që përfaqësojnë kombësinë time, vendin nga vij’, është shprehur Rita Ora për The Mirror. Më tej ajo ka shtuar se:”Do ti shkrij këto elemente për ta bërë këtë album sa më shumë ‘unë’ të jetë e mundur”. Siç e ka bërë vetë të ditur në rrjete sociale, ajo ka pushuar disa ditë në Mal të Zi, ku ka shijuar në maksimum këto pushime të rekomanduara nga mjeku.

rita

Më tej Rita shprehet se ndonëse është rritur në një qytet si Londra, ku ndihet shumë vetvetja, origjina e saj e shtyn të kërkojë edhe kulturën e vendit të prejardhjes: ‘Është shumë e rëndësishme të jesh vetvetja. Kam qenë me fat që jam rritur në një qytet ku kam mundur të bëj shumë gjëra. E adhuroj që do të më duhet të qëndroj më shumë në Londër. Por unë kam tingull, muzikë dhe shpirt etnik. Jam nga Europa Lindore, kështu që do të dëgjoni pak nga kultura ime, gjë që më bën shumë të lumtur”,- ka theksuar këngëtarja nga Kosova.

R.Sh

rita fustani

rita ora

SHKARKO APP