Rita Ora: Pres më shumë nga vetja

Këngëtarja e njohur me prejardhje ngaKosova, Rita Ora, thotë se asnjëherë nuk është e kënaqur me arritjet e saj dhe gjithmonë është në kërkim të perfeksionit.

Rita Ora ka folur për revistën e njohur “Glamour” në seksionin gjerman.

“Pres shumë nga vetja. Kërkoj përherë perfeksionimin. Nëse do të brengosesha për arritjet e të tjerëve, mendoj se do të çmendesha”, ka thënë Rita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora ka folur dhe për rrjetet sociale duke thënë se ato duhet trajtuar në mënyrë shumë delikate.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk është e lehtë të harrosh sa njerëz të shkruajnë në rrjetet sociale. Duhet të mësohesh se çfarë të thuash dhe çfarë jo. Por, kjo është pjesë e imja tani, duhet të tregoj jetën time ditore me të tjerët, është pjesë e punës sime”, ka thënë 24-vjeçarja.

Këngëtarja momentalisht është në jurinë e “The Voice UK”, ndërsa është duke punuar në albumin e dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?