‘Robinson Crusoe’ i jetës reale zbulon 20 vitet e kaluara në ishull pasi humbi pasurinë
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 01:25
Ish-milioneri Davdi Glashen, tani 73 vjeç, u zhvendos në një ishull të shkretë në veri-lindje të Australisë në maj të vitit 1997 pasi humbi pasurinë e tij në vitin 1987 në bursë.
Ish-manjati i pronave, që në pikun e suksesit të vet pati 22 milion dollarë, tani jeton në një barake druri në plazh me qenin e tij lojal Polly.
Por pavarësisht mungesës së elektricitetit, i moshuari me mjekër thotë se ndihet i sigurtë në ishull.
“Këtu ka gjarpërinj, merimanga dhe krokodilë por është vend më i sigurtë se pjesët e tjera të botës që sulmohen nga terroristët,” thotë ai.