Roboti “vetëvritet”…nga mërzia (FOTO)
Roboti Knightscope K5, i vendosur në një qendër të famshme tregtare në Uashington nuk e përballoi orarin e tejzgjatur të punës dhe vendosi të “vetëvritet” dhe e bëri këtë duke u mbytur në një shatërvan pranë vendit të tij të rojes.
“Kolegët” e tij njerëzorë thanë se u habitën nga ajo që panë dhe pas mbërritjes së ekspertizës “teknologjiko-mjekësore” u dol në përfundimin se roboti ishte vetëvrarë nga mërzia.
Knightscope 5 “punonte” prej pak muajsh në qendrën tregtare dhe përmes sistemit të kamerave të sigurisë dhe sensorëve lëshonte alarmin sa herë që vërente anomali në qendrën tregtare. Përveç se ishte në gjendje të kapte edhe anomalitë më të vogla, roboti ishte me leverdi nga ana ekonomike për qendrën tregtare, pasi konsumonte vetëm 7 dollarë në orë.
Pak muaj para se të vetëvritej, mbi robotin ishte ulur një klient dhe në një rast tjetër, një klient e kishte goditur me shkelma dhe të gjitha këto, duket se ishin të tepërta për të.