Ronaldo VS Messi

Ata janë padyshim dy yjet e futbollit të viteve të fundit. Portugezi Cristiano Ronaldo, i cili luan për Real Madrid, dhe argjentinasi Lionel Messi, ylli i skuadrës së Barcelonës, nuk janë thjesht rivalë në fushën e gjelbër. Ata janë gjithnjë në garë të vazhdueshme mes tyre, madje edhe jashtë fushës së blertë.

Pyetja 1 milion dollarëshe është: cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi?

Mesi është 28 vjeç. Lindi në Argjentinë, më 24 qershor 1987. Ronaldo është 30 vjeç. Lindi në Portugali, më 5 shkurt 1985. Messi është i martuar me Antonella Roccuzzo. Ronaldo i dha fund lidhjes me modelen Irina Shayk

Ronaldo ka një djalë, quhet Ronaldo i riu. Djali i Messit quhet Thiago. Djali i Ronaldos është 869 ditë më i madh se ai i Messi-t. Duket rastësi, por edhe diferenca mes Ronaldo e Messi është po kaq, 869 ditë

Ka fituar 4 çmime ‘Topi i Artë’; 3 vjet rresht nga 2010 – 2012. E rrëmbeu trofeun më 2013, me 66 gola në plot 56 ndeshje. Messi është më i mirë në ndërtimin e sulmeve dhe lojës në skuadër. Ronaldo është më shumë atlet, ndaj lojën preferon ta bëj solo.

Në raport me lojën, mundësia për të shënuar, 1 gol për 0,83 ndeshje. Statistikat e kuotojnë mundësinë e portugezin, 1 gol për 0.68 ndeshje. Në Champions League ka shënuar për një vit 91 gola, duke hyrë në ‘Guinnes’. Ai ka arritur të shënojë plot 72 gola gjatë një sezoni në Champions League.

Messi përdor në 90 për qind të majtën. Ronaldo gjuan me këmbën e djathtë. Në fillim Ronaldo u shfaq në një reklamë të brendshmesh për ‘Armani’. Messi u bë ikona e të linjës intime të meshkujve të ‘Dolce and Gabbana’.

Ronaldo, në 2008 u bë futbollisti më i paguar kur Real Madrid e bleu për një pagë 15 milionë USD, shifër e cila do të rritet me 25 për qind çdo vit. Përpos pagës që i jepet për ndeshje, bonus i cili rritet sidomos kur Messi shënon gol, futbollisti fut në arkën e tij plot 13.5 milionë USD çdo vit. Ronaldo fiton 16 milionë USD në vit nga sponsorët ‘Nike’, ‘Coca-Cola’ dhe ‘Giorgio Armani’. Messi arkëton 5 milionë USD në vit nga sponsorët që janë ‘Adidas’ dhe lojërat Konami./Bordo/

SHKARKO APP