Rose Byrne është shtatzënë!

Rose Byrne po bëhet nënë për herë të dytë!

Aktorja 38-vjeçare zbuloi lajmin gjatë një interviste duke thënë se është në pritje të fëmijës së dytë me të dashurin e një kohe të gjatë, Bobby Cannavale, transmeton Klan Kosova.

“Jam pak e lodhur,por po ndjehem mirë”, tha Rose për Jones Magazine.

“Të gjithë kanë qenë të ëmbël sot gjatë xhirimeve, dhe gjithmonë ti merr vëmendje më shumë kur je shtatzënë”.

Rose dhe Bobby janë së bashku që prej vitit 2012 dhe janë prindër të djalit 18-muajsh me emrin Rocco.

SHKARKO APP