Rrahën simpantizantin e LSI, në pranga 3 persona

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Kavajës, pasi kanë ushtruar dhunë mbi një aktivist të një force politike, duke shënuar kështu incidentin e parë zyrtar gjatë kësaj fushate elektorale.

Policia e Kavajës thotë se ka arrestuar shtetasit:
-Zaim Borakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë.
-Brikel Xhihani, 30 vjeç, banues në Kavajë.
-Aurel Xhani, 43 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:
-G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë

“Në ambientet e Komisariatit të Policisë  Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një Subjekti Politik. Nga këqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka patur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën”, thuhet në njoftim.

Policia nuk sqaron se për këtë subjekt politike punonte i riu i dhunuar.

Materialet procedurale do ti kalojmë  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesmarrësve në zgjedhje”.

SHKARKO APP