Rrëfehet Basha: Kam punuar edhe në ‘Call Center’
Shumë kujt mund t’i duket e vështirë për t’u besuar, por Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike dhe tashmë kandidati për kryeministër, për të arritur deri këtu i është dashur të bëjë të ndryshme, me të cilave edhe të punojë në “Call Center”.
Këtë e ka zbuluar vetë Basha vetëm pak minuta më parë pas një intervistë të dhënë në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan.
“Kam punuar në ‘Call Center’, në Holandë, gjatë kohës që isha student. Shisja në tregun amerikan një buletin financiar, që bënin dy vëllezër shumë të suksesshëm në këtë fushë në Holandë. Punoja nga ora 7 e pasdites deri në 11 të natës. Ata që punonin paradite, shisnin për Europë. Ndërsa unë paradite isha në shkollë, prandaj më duhej të punoja pasdite. Puna më dha mundësinë të paguaja vetë studimet e mia dhe të fitoja para”, u shpreh kryetari i Partise Demokratike.