Rrëfehet ish-modelja e Playboy për lidhjen me Trump

Donald Trump u përpoq ti ofronte para ish-modeles së Playboy, Karen McDougal, pasi kishin kryer marrëdhenie intime së bashku.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, Mc Dougal tha se nuk kishte ditur si të reagonte kur manjati i pasurive të patundshme ishte përpjekur ti jepte para pas herës së parë që kishin kryer raport seksual. “Nuk di si ta pershkruar pamjen që mora në fytyrë. U trishtova shumë’, ishin fjalët e saj. Ish-modelja u shfaq në një program të CNN për folur mbi marëdhënien e pretenduar me presidentin, gati një dekadë më parë, ashtu edhe konfliktin me një kompani mediatike, të cilën e ka paditur për historinë, transmeton tch.

Menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale “Wall Street Journal” publikoi një artikull ku thoshte se kompania American Media Inc. i kishte dhënë 150 mijë dollarë ish-modeles për të publikuar historinë e saj, por nuk e kishte bërë këtë në një manovër të njohur si ‘kap dhe vrit’. Kontrata sipas “Wall Street Journal” nuk i kërkonte kompanisë të publikonte rastin dhe e detyronte gruan të heshte.

Ajo e së enjtes është e para intervistë televizive që dha ish-modelja e Playboy, pasi paditi American Media, për të liruar veten nga marëveshja e lidhur me të. Gruaja shprehu keqardhjen për bashkeshorten e Trump, Melanian me të cilën ai ishte martuar gjatë kohës së lidhjes. “Më vjen keq, nuk do të kisha dashur të ma bënin mua”, – tha McDougal, e cila shtoi se ndihej në faj për lidhjen 10 mujore me njeriun që sot drejton Amerikën. Një zëdhënëse e Zonjës së Parë nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

SHKARKO APP