Rrëfehet Salianji: U ndjeva si në luftë, pishman që s’bëra….

Kandidati i PD në Korçë, Ervin Salianji, deklaroi gjatë një interviste në studion e “News 24” se kishin pritshmëri të mëdha dhe mundësi të fitonin më shumë.

Sipas Salianjit një arsye që dha këtë rezultat ishte kërcënimi dhe intimidimi i votuesve. Ai tha se pjesëmarrja e ulët në votime kishte ardhur pikërisht për shkak të kërcënimeve.

“I falënderoj qytetarët për mbështetjen që na kanë dhënë në kushtet e kërcënimit dhe intimidimit të votuesve. Në rast se do kishte votë të lirë jo vetëm rezultati do ishte më ndryshe por edhe pjesëmarrja në votim do ishte më e madhe. Ky s’është justifikim po kishim mundësi dhe pritshmëri për të dalë më mirë. Pjesëmarrësit në votim s’kanë dalë për shkak të kërcënimit që është bërë nga njerëz me precedentë kriminale apo nga administrata. Unë u ndjeva si në luftë, zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë me program. U ndjeva pishman pse s’kam bërë palestër më shumë se më është dashur të përballem edhe me përplasje fizike”, tha Salianji.

SHKARKO APP