Rrëfimi i aktorit të filmave porno: Kemi punë të vështirë
Aktori i filmave porno, japonezi Ken Shimizu është një nga më të njohurit në industrinë e flimave hard. Ai ka realizuar rreth 70 mijë filma dhe llogaritet se ka “fjetur” me 8 mijë femra. Në Japoni është një nga aktorët më të famshëm dhe i paguar mjaft mirë.
Megjithatë, Shimizu ka shumë ankesa për profesionin e tij. Në një intervistë që ka dhënë ditët e fundit thotë se ka një punë shumë të lodhshme dhe që nuk vlerësohet. Sesa e vështirë është puna e tij, ai jep dhe shifra. “Në Japoni jemi vetëm 70 aktorë profesionistë meshkuj dhe 10 mijë aktore femra. Raporti është i pabarabartë. Me 4 mijë filma që prodhohen në muaj, numri i aktorëve meshkuj nuk është i mjaftueshëm. Jemi më të rrallë se tigrat e Bengalit", thotë ai.
Ankesat e tij lidhen dhe me orarin. Ai thotë se punon 7 ose 8 orë në ditë dhe kjo, sipas tij, është dërrmuese.