Rrëfimi i një të varure ndaj seksit: Nuk përmbahem dot
Disa njerëz thjesht nuk e besojnë se ekziston diçka e tillë si varësia ndaj seksit.
Disa në fakt do e pranonin një partnere që është e dhënë shumë pas seksit.
Por për dikë që është e varur vërtet nga seksi, jeta nuk është shumë e lehtë.
Duke u rrëfyer për "Gold Coast Bulletin", një australiane e varur nga seksi thotë: “Njëherë bëra seks me dy djem, përpara se të shkoja një djalë tjetër, me të cilin kisha lënë takim”.
“Njëherë u bë lëmsh puna pasi duhej të takoja tre meshkuj me të njëjtin emër, brenda të njëjtës javë”.
Disa shkencëtarë thonë se nuk ekziston diçka e tillë, por ky është thjesht një justifikim për mospërmbajtjen.
Por gruaja vazhdon rrëfimin: “Takohem me meshkuj vetëm për të bërë seks. As nuk u duhet që të më nxjerrin për darkë përpara”.
Ajo shpjegon se kur është në punë, me vete merr një vibrator dhe shpesh shkon në banjë dhe kënaq veten.
Tek e fundit ajo thotë se nuk është gjë e keqe, sa kohë nuk është në një lidhje monogame.
Disa yje që mendohet se vuajnë nga kjo varësi janë Michael Douglas. Ai u shtrua në klinikë për këtë çështje.
Edhe aktori amerikan David Duchovny thotë se ka qenë i varur ndaj seksit, derisa iu nënshtrua trajtimit.
Golfisti Tiger Woods raportohet se është shtruar në një klinikë të tillë për të trajtuar problemin e varësisë ndaj seksit.