Rrëfimi i veçantë i Pëllumb Kullës
Të shtunën, spektakli i njohur i humorit “Al Pazar”, kishte si mysafir, një nga emrat më të njohur të artit shqiptar, Pëllumb Kulla.
“Pëllumbi sinjifikon emrin e humorit në Shqipëri”,- u shpreh komediani i njohur i këtij shou, Agron Llakaj. Pëllumbi ishte i ftuar së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren e njohur, Xhulieta Kulla.
Sigurisht biseda u zhvillua në nota humori dhe publiku i “Al Pazar”, i duartrokiti dhe i priti mjaft ngrohtë, dy artistët e njohur. Pëllumbi e vlerësoi mjaft lart formatin e humorit që transmetohet në Vizion Plus çdo të shtunë në orën 21:00.
Gjatë bisedës, mjeshtri i humorit Pëllumb Kulla ka ndarë me publikun detaje të panjohur më parë nga puna e tij në humorin shqiptar.
Për më shumë mund të ndiqni videon më poshtë.
PER TE PARE VIDEON KLIKONI KETU
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=EevBZ1D6bkE” width=”560″ height=”315″]
Adnand Kolgjokaj