Rrëfimi i Ylli Bufit: Përplasjet mes Berishës dhe Pashkos për zgjedhjet ’92

Shqipëria po dilte nga 50 vjet diktaturë. Një vend i varfër, i shkatërruar, që edhe konceptin e lirisë e kishte ende të paqartë. Këtë atmosferë të amullt, ku përtej luftës për të dalë nga kaosi nisi të bëhej edhe më e dukshme ajo për pushtet, na e risjell në vëmendje ish-kryeministri e Qeverisë së Stabilitetit 1991, Ylli Bufi. Bëhet fjalë për librin “Në fillimet e tranzicionit (Qeveria e Stabilitetit, një marrëveshje politike apo një kompromis i përkohshëm)”, botimi më i ri i shtëpisë botuese “UET-Press”. Ky botim, pjesë e kolanës Scripta Manent, vjen në kuadër të botimeve mbi tranzicionin shqiptar, ku janë përfshirë libra studimorë, me kujtime dhe publicistikë nga studiues ose aktorë të drejtpërdrejtë të kësaj periudhe, si Preç Zogaj, Servet Pëllumbi, Spartak Ngjela, Adrian Civici etj. Përmes kujtimeve të tij, Buঘ sjell disa nga momentet më thelbësore pas rrëzimit të diktaturës, zgjedhjet e para, krijimin e Qeverisë së Stabilitetit, krizën ekonomike, vizitat e disa figurave të rëndësishme politike, si De Mikelis, Gensher, Kushner, Micotaqis etj. Ylli Bufi do të bëhej dëshmitar edhe i përplasjeve brenda partive. Nga libri “Në fillimet e tranzicionit” kemi shkëputur një nga momentet më të rëndësishme, atë të rënies së Qeverisë së Stabilitetit. Bufi sjell një takim kokë më kokë mes politikanëve Fatos Nano, Sali Berisha, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi etj., në lidhje me datën e zgjedhjeve. Ndërsa Berisha kërkonte afrimin e datës së zgjedhjeve, do të kundërshtohej nga ministri i tij, Gramoz Pashko. Panorama ka zbardhur një pjesë të librit.

RËNIA E QEVERISË SË STABILITETIT

Kërkesa e PD për shpejtimin e zgjedhjeve të parakohshme ka qenë pothuaj e vazhdueshme gjatë gjithë kohës së funksionimit të Qeverisë së Stabilitetit. Në marrëveshjen e partive për formimin e qeverisë së koalicionit thuhej që “zgjedhjet e reja të zhvillohen në një datë të përshtatshme në periudhën majqershor 1992”. Kurse tani kërkohej që zgjedhjet të bëheshin në shkurt të 1992. Ndonjëherë përmendej edhe dhjetori si afat ultimativ. Partia Socialiste ishte që të respektohej afati i caktuar në marrëveshjen politike. Megjithëse partitë politike kishin rënë dakord në Marrëveshje që ato do t’i propozonin presidentit të Republikës datën e zgjedhjeve, PD dhe PS nuk u takuan drejtpërsëdrejti asnjëherë për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve, por çështja trajtohej vetëm në tavolinat e organizuara nga Qeveria me partitë politike. Për herë të parë kërkesa për shpejtimin e zgjedhjeve të parakohshme u formulua në rezolutën e Kuvendit të PD, mbajtur në fund të shtatorit, dhe paskëtaj ka qenë një nga parullat kryesore të protestave të organizuara nga PD gjatë periudhës shtator-nëntor kundër komunizmit. Kërkesa nuk harrohej të përmendej as nga deputetët në diskutimet e tyre gjatë debateve parlamentare, sa herë që këto ashpërsoheshin. Duhet të theksoj këtu faktin se në Kuvendin e PD ministrat e saj nuk gjetën një mjedis të ngrohtë prej pjesëmarrësve, madje, shiheshin gati si kundërshtarë politikë, ngaqë bashkëqeverisnin, sipas tyre, me komunistët. Shumë prej tyre kishin ᐜlluar t’i shihnin me xhelozi ministrat, pasi këta, sipas tyre, shihnin vetëm interesat e tyre personale. Pas kësaj ministrat e PD e kuptuan se nuk duhej të vazhdonin më “ngrirjen” e tyre, por duhej të afroheshin më shumë në parti. Kjo ndikoi në njëfarë mase edhe tek entuziazmi i punës së tyre, që nuk ishte më ai i pari. Pas Kuvendit të PD “qeveria e Stabilitetit ᐜlloi të zverdhej si gjethet në vjeshtë.” Dukej që sëmundja e etjes për pushtet kishte ᐜlluar të mbërthente militantët e PD, megjithëse ajo nuk e kishte mbushur ende vitin nga krijimi i saj. Kronika e rënies së Qeverisë së Stabilitetit ka qenë shumë dramatike për mënyrën sesi ndodhi dhe sidomos sesi u përjetua nga shqiptarët. Ajo nisi me kërkesën për shpejtimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe përfundoi me tërheqjen e ministrave të saj nga ana e PD. Përshkrimi me realizëm në librin “Fillimet”, të Preç Zogajt, të veprimeve dhe të përplasjeve të brendshme në gjirin e PD midis grupimeve liberal-demokrate dhe radikalëve të prirur drejt veprimeve të rrugës, por edhe midis individëve të ndryshëm, tregon më së miri se kjo ishte një krizë e thellë, që kishte lindur në partinë kryesore të opozitës dhe që do të çonte më vonë në shkëputjen prej saj të grupimit liberal-demokrat. Qeveria e koalicionit ishte viktima e parë e kësaj krize. Me rrëzimin e qeverisë, Sali Berisha fitoi edhe betejën politike brenda partisë së tij. Dominimi i PD prej grupimit dhe frymës radikale, të kryesuar nga Sali Berisha, do të kishte një ndikim të madh negativ në ashpërsimin e konfliktualitetit politik gjatë gjithë tranzicionit shqiptar.

DEBATET PËR SHPEJTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE

Më 27 tetor, disa ditë pas miratimit në Kuvendin Popullor të programit të reformës ekonomike dhe marrjen e votëbesimit për fillimin e zbatimit të reformës ekonomike, organizova një tavolinë të rrumbullaktë me pjesëmarrjen e qeverisë dhe të kryetarëve të partive politike. Qëllimi i takimit ishte diskutimi për datën e zgjedhjeve dhe për mandatin e qeverisë. Në këtë takim morën pjesë Fatos Nano, Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Sabri Godo dhe Meno Osmëni. Debati qe i nxehtë. Megjithëse çështja kryesore ishte të gjenim një qëndrim të përbashkët për datën e zgjedhjeve, argumentet dhe kundërargumentet ishin temat që lidheshin me rendin publik, me reformën ekonomike, me pranimin e forcave ushtarake italiane, me gjendjen në fshat dhe shpërndarjen e tokës bujqësore në përputhje me ligjin e miratuar, me reformimin e dikastereve, sidomos të Shërbimit Informativ Kombëtar, të Rendit Publik etj. Situata u acarua sidomos kur ministrat e PD kundërshtuan Sali Berishën për përpjekjet e tij për shpejtimin e datës së zgjedhjeve…

 

SHKARKO APP