Rrëfimi ndryshe i kryetares së PS për Tiranën: Opozitën e kam në shtrat
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është zgjedhur në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, kryetarja e re e kësaj force politike për Tiranën. Gjylameti do të zëvendësojë në këtë detyrë Saimir Tahirin, pasi këtij të fundit iu hoqën funksionet në PS, derisa të zbardhet e vërteta.
Një ditë pasi është zgjedhur në krye të PS për Tiranën, depuetja Blerina Gjylameti vjen në një rrëfim ndryshe në emisionin “Rudina”.
Ajo foli për familjen dhe marrëdhënien me djalin dhe bashkëshortin, teksa tha se ai bën “avokatin e djallit” dhe rolin e opozitarit më të fortë.
“Unë mendoj se e kam këshilltarin më të mirë, shpeshherë bën avokatin e djallit, por bën edhe opozitarin më të fortë, për të mos thënë që opozitën e kam në shtrat. Shpeshherë përtej mbështetjes ai edhe më këshillon. Bashkëshorti me djalin vuajnë mungesat e mia. Ne kemi shumë vite bashkë dhe më shumë se bashkëshort është shok shumë i mirë, kemi qenë komshinj, kemi qenë shokë gjimnazi. I dedikohem për gjithçka jam unë sot”, tha Gjylameti.