Rregulla absurde në plazhe

Në Shqipëri por dhe në shumë vende të botës mund të shohësh gjëra nga më të çuditshmet në kohën e verës.

Që nga zhveshjet nudo deri te seksi.

Por në vendin fqinj, Itali, ekzistojnë disa prej rregullave më absurde që duhen zbatuar në plazhe.

Në Orbetelo për shembull nuk mund të harrosh shapkat në plazh pasi gjobitesh.

Gjithashtu nuk lejohet përdorimi i mp3 apo radiove me muzikë të lartë.

Në Sorrento nuk lejohet që shitësit apo piktorët ambulantë të rrinë më shumë se 15 minuta në të njëjtin vend ndryshe gjobiten.

Në Venecia nuk lejohen nallanet pasi bëjnë tepër zhurmë ndërkohë që në disa plazhe të tjera nuk lejohet hyrja në plazh me qen pavarësisht racës apo madhësisë së tij.

Në Savona nuk lejohet të hash në zonën e plazhit dhe në disa qytete të tjera nuk lejohet që pronarët e resorteve të ftojnë kalimtarët pasi cilësohet si bezdisje.

Megjithëse disa prej këtyre rregullave mund të jenë edhe të dobishme, një pjesë janë mjaft të çuditshme.

Por të paktën aty ekzistojnë ende rregullat…

SHKARKO APP