Rrënqethëse/ Futbollisti i Chapecoense që mbijetoi nga tragjedia do luajë me Barcelonën

Chapecoense ka konfirmuar se Alan Ruschel, i mbijetuari i përplasjes së aeroplanit në nëntor të vitit të kaluar, do të luajë ndaj Barcelonës në “Camp Nou” më 7 gusht.

“Chapecoense konfirmon se me vendimin e bordit, departamentin e futbollit dhe vetë lojtarin, që është gati të luajë, rikthimi zyrtar i Alan Ruschel do të jetë më 7 gusht ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Nesër duke filluar nga ora 20:30, Barcelona pret në “Camp Nou” Chapecoensen për trofeun “Joan Gamper”. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për klubin brazilian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim ishte marrë menjëherë pas tragjedisë vitin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tragjedinë e nëntorit humbën jetën pothuajse gjithë lojtarët si dhe shumë gazetarë.

Alan Ruschel ishte në mesin e tre të mbijetuarve dhe i vetmi që mund të vazhdojë të luajë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?