Rreth botës për 78 ditë

Udhëtimi përfundoi aty ku edhe nisi në Harkun e Triumfit në Paris. Çiklisti britanik, Mark Beaumont shkroi emrin në Librin e Rekordeve Guinness pasi e përfundoi më shpejt udhëtimin e tij rreth botës me biçikletë nga sa parashikoi. Beuamont bëri të ditur se do të bënte këtë udhëtim për 80 ditë, por në fakt e mbylli 1 ditë e gjysmë më shpejt.

Beaumond përshkoi 29 mijë km duke kaluar nga Europa Lindore në Mongoli e Kinë, nga Australia në Zelandën e Re, nga Amerika Veriore sërish në Europë për të mbyllur rrugëtimin e tij me itinerarin Lisbonë-Paris. Beaumont zgjohej çdo ditë në 03:30 të mëngjesit për të udhëtuar për rreth 18 orë me biçikletë. Çdo ditë ai aplikonte një dietë ushqimore me 9000 kalori.

Aventura e Beaumont ishte aq e lehtë pasi ai ka pasur edhe dëmtime fizike. Në ditën e nëntë, në Rusi ai pësoi një aksident duke thyer një dhëmb dhe lëndoi bërrylin, ndërkohë që rrezikoi të mbetej edhe pa biçikletë. Megjithatë britaniku arriti t’i kalojë edhe këto vështirësi.

Kjo nuk ishte hera e parë që Mark Beaumont e ndërmori këtë iniciativë. Të njëjtën tentativë ai e bëri edhe në 2008 duke i rënë botës përqark me biçikletë për 194 ditë. Këtë vit ai theu rekordin e vendosur nga neozelandezi Andrew Nicholson që e përshkoi botën për 123 ditë.

SHKARKO APP