Rrezik shpërthimi nga gazi, 62 karburante dhe hotele gjobiten nga ISHTI

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 62 pika të karburanteve dhe hotele të cilat nuk plotësonin kushtet për për tregëtimin dhe përdorimin e karburanteve dhe lëndëve djegëse. Në total vlera e gjobave kap shifrën e 16.9 milionë lekëve.

Jo vetëm temperaturat e larta, por edhe shpërthimi i një depozite gazi në Velipojë u bënë shkak i shtimit të kontrolleve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Vetëm gjatë muajit gusht u gjobitën 62 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike u gjobitën.

Mungesa e kushteve teknike, mos regjistrimi i pajisjeve nën presion dhe mungesa e projektit teknologjik të rezervuarit të gazit ishin shkaqet që çuan në gjobitjen me vlerë nga 50 mijë deri në 1.5 milionë lekë. Ndërsa disa subjekteve të tjera u është ndaluar ushtrimi i aktivitetit pasi nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.

Gjithashtu  për 1 subjekt është vendosur gjobë në masën  2.250.000 lekë, duke qenë se rezulton përsëritës në shkeljet e konstatuara.

Ndër subjektet e gjobitur, përveç pikave të karburantit ka edhe restorante apo hotele, ndërkohë që vlera totale e gjobave kap shifrën e 16.9 milion lekëve.

Numri i subjekteve të ndëshkuar është rritur ndjeshëm në krahasim me 7 mujorin e parë të vitit ku u gjobitën në total 72 subjekte.

SHKARKO APP