Rreziku nga përdorimi i xhinseve të ngushta

Doktorët paralajmërojnë se xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi, pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenëxhinset e ngushta për të patur mundësi për lehtësim.
Sipas, "The Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry", rasti i 35 vjeçares është një tregues i mirë i problemit që mund të kemi ngaxhinset e ngushta. 35 vjeçarja kaloi disa orë duke ndihmuar familjarët e saj që po zhvendoseshin me shtëpi. Pas pak, ajo nisi të ketë vështirësi në të ecur dhe nuk i ndjente më këmbët e saj.
Pasi u rrëzua ajo u përpoq të ngrihej përsëri, por e pamundur. Disa orë më vonë gruaja u dërgua në spital, ku doktorët i prenë xhinset dhe panë se muskujt e saj dhe nervat ishin dëmtuar.
Doktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindromi të sjelljes, një sindrom që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp nervat. Pasi i prenë xhinset doktorët, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish. 
Doktorët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhexhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave.

SHKARKO APP