Rreziqet më të mëdha ndaj njerëzimit dhe kur mund të ndodhin
Cilat rreziqe apokaliptike kanë më shumë gjasa të fshijnë nga faqja e dheut të gjithë popullsinë e Tokës?
NE KETE DEKADE
- Ngordhja e bletëve
Pesticidet dhe parazitet mund të vrasin bletët. Në këtë mënyrë nuk ndodh pllenimi i drithërave dhe ushqimi mbaron.
NE KETE SHEKULL
- Armageddoni bërthamor
Shpërthen lufta bërthamore. Pluhuri i lëshuar në atmosferë bllokon dritën e Diellit, duke shkaktuar një dimër bërthamor. Rreziku: Jeta e pasigurtë.
2. Bioterrorizmi
Një mikrob vdekjeprurës zhvillohet si armë biologjike, duke shkaktuar një epidemi globale.
3. Humbja e tokës së punueshme
Shpyllëzimi dhe bujqësia e aplikuar keq rezultojnë në humbje të tokës së punueshme. Bimët nuk rriten më dhe toka shkretohet.
4. Epidemi natyrore
Një mikrob vdekjeprurës shkakton një epidemi globale.
5. Apokalipti i kombinuar
Një seri fatkeqësish krijojnë një zinxhir ngjarjesh të cilat njerëzimi nuk është në gjendje t’i përballojë.
6. Mbipopullimi
Rritja e popullsisë njerëzore dëmton mjedisin dhe shkon përtej kapacitetit të Tokës për të prodhuar ushqim.
7. Armët nanoteknologjike
Prodhimi me saktësi atomike sjell prodhimin e armëve të reja vdekjeprurëse.
8. Ndryshimi i klimës
Aktiviteti njerëzor ndryshon ekuilibrin e gazrave në atmosferën e Tokës, duke ngrohur klimën.
9. Super inteligjenca artificiale me defekte
Një super inteligjencë e programuar keq asgjëson gjithë njerëzimin.
KETE MIJEVJEÇAR
1. Nënpopullimi
Rënia e ritmeve të pjellorisë në shumë vende bën që popullsia njerëzore dalëngadalë të shuhet.
2. Dështimi i gjeoinxhinierisë
Përpjekja e njerëzimit për të larguar CO2 nga atmosfera dhe reflektuar dritën e diellit mbrapsht në hapësirë shkon keq.
3. Grey-Goo
nanorobotët mikroskopikë vendosin të shkatërrojnë gjithçka në Univers, duke krijuar të ashtuquajturin GreyGoo.
4. Post-njerëzimi
Njerëz të dallueshëm humanë nuk ekzistojnë më, për shkak të inxhinierisë gjenetike dhe përparimeve të tjera teknologjike.
5. Rritja e nivelit të deteve
Ngrohja e klimës shkakton ekspansionin termik të oqeaneve dhe shkrirje të akujve.
6. Supervullkani
Një shpërthim i madh vullkanik çliron re tymi dhe hiri që bllokojnë dritën e diellit dhe ftohin globin.
7. Çlirimi i metanit
Metani i çliruar nga shkrirja e shtresës së akullit në koren e Tokës si dhe nga shtrati i oqeaneve bën që ngrohja globale të dalë nga kontrolli.
8. Goditje asteroidi
Një asteroid apo kometë e madhe godet Tokën apo Hënën.
9. Pushtim alienësh
Ndeshim në jashtëtokësorë armiqësorë, që na pushtojnë me super teknologjinë e tyre.
MBI NJE MILION VITE
- Sindroma e Venusit
Ndryshimi ekstrem i klimës e bën Tokën po aq të nxehtë sa edhe fqinji i saj, Venusi.
2. E panjohura e panjohur
Diçka shumë vdekjeprurëse dhe e pashmangshme ndodh, për të cilën sot as nuk e kemi idenë.
3. Shpërthim rrezesh Gama
Shpërthen një yll, duke lëshuar rreze Gama që shkatërrojnë krejt shtresën e ozonit mbi Tokë.
4. Skenari Matrix
Universi ynë rezulton të jetë një simulim dhe thjeshtë “fiket”.
5. Vdekja e Diellit
Dielli zgjerohet në një gjigand të kuq teksa i afrohet fundit të jetës. Duke bërë këtë, ai gëlltit planetet e brendshme, përfshirë Tokën.
6. Vdekja e Universit
Universi merr fund, si rezultat ose i zgjerimit, ose i kolapsit. / BBC – Bota.al