Rreziqet shëndetësore të mishit krudo

Për shkak të përmbajtjes së proteinave, sheqerit dhe yndyrave, mishi krudo është një terren ideal për rritjen e baktereve dhe parazitëve. Kjo ndodh më së shumti tani që temperaturat po rriten dhe juve duhet të shmangni konsumin e tyre. Edhe pse ai mund të kontrollohet në maksimum dhe higjiena mund të jetë në nivelin më të lartë, risku për tu sëmurë mbetet evident. Jo të gjithë i njohin rreziqet reale të konsumit të mishit krudo, kështu që shumë nga ne provojnë si në një ruletë ruse të luajnë me fatin dhe shëndetin.

Sëmundjet më të zakonshme që mund të prekeni nga konsumi i mishit krudo janë toxoplasmosis, trikinoz, salmonella, listeria dhe esheria coli. Cdo muaj, sidomos në verë, spitalet regjistrojnë raste të konsidetrueshme të helmimit, për shkak të konsumimit të mishit të papërpunuara ose të papjekur.

Risku për tu sëmurë nuk është i njëjtë tek të gjitha llojet e mishrave. Për shembull ai i bagëtisë në përgjithësi është më pak i rrezikshëm se sa mishi i pulës apo derrit. Të konsumosh peshk të gjallë është padyshim një kënaqësi, që jo çdokush e shijon deri në fund. Përgatitja e peshkut krudo kërkon seriozitet profesional, por edhe një eksperiencë të gjatë në përpunimin e frutave të detit dhe të peshkut. Konsumi i peshkut krudo është sigurisht një përvojë e mirë, por ka edhe një përqindje më të lartë të riskut për intoksikime.

Anisakis simplex është një parazit prezent tek shumë gjitarë deti (delfinë, foka, etj.) si dhe në stadin e larvës është prezent tek shumë peshq, si: toni, salmoni, sardelja, merluci, skumbri etj. Kur njeriu konsumon peshkun e infektuar, të përgatitur krudo, larvat nuk ngordhin.

Për t’u mbrojtur nga lëngjet gastrite, parazitët sulmojnë mukozat duke i dëmtuar ato dhe duke shkaktuar parazitoza akute ose kronike. Parazitoza akute, e shkaktuar nga anisakis, shfaqet disa orë pas konsumit të peshkut “krudo” dhe paraqitet me dhimbje të forta barku, ndjesi të vjelli dhe të vjella.

Në çdo rast, në qoftë se ju doni vërtetë që të konsumoni mish krudo, autoritetet shëndetësore rekomandojnë që të minimizoni ekspozimin e ushqimit në temperaturën e dhomës përpara konsumimit. Është mirë që ai të serviret në momentin që jeni të gjithë në tryezë.

SHKARKO APP