Rriten kërkesat për blerje apartamentesh në periferi
Tregu i shitjes së apartamenteve në periferi të kryeqytetit ka njohur një rritje të ndjeshme të kërkesave.Apartament më të kërkuara janë ato me vlerë 40 deri në 80 mijë euro.Ndërkohë që periudha e nisjes së universiteteve ka bërë që të ketë interes edhe për apartamente me qera sidomos nga studentët.
Qyetarët që duan të blejnë një shtëpi në Tiranë po preferojnë gjithmonë e më shumë periferinë duke ndikuar edhe në rritjen e çmimit të shitjes së këtyre apartamenteve.Ilda Zaloshnja Administratorja e një agjencie shitje-blerjesh të pasurive të paluajtshme në Tiranë thotë se apartamentet që kërkohen më shumë janë me vlerë 40-80 mijë euro ndërsa zonat më të preferuara janë Unaza e re,Unaza e Vogël si dhe Fresku.
Zaloshnja: Është një interesim në rritje sidomos për prona që kanë të bëjnë me një varitet çmimi mes 40-80 mijë euro, në zona rreth unazës së vogël, por edhe në zonat e reja sic është unaza e re, Yzberishti, zona e Liqenit të Thatë dhe zona e Freskut, Ali Demi e sipër. Janë zona ku çmimet janë të përballueshme dhe janë kollaj të gjendshme.
Shtatori dhe tetori ndërkohë janë një periudhë që njeh kërkesa për apartamente me qera sidomos nga studentët.Zonat më të kërkuara janë ato pranë universiteteve.
Zaloshnja: Ka më shumë mundësira me ardhjen e tyre për banesa në vlera 25-35 mijë lekë të vjetra.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në këto 6 muaj ka më shumë kërkesa për marrjen me qera të banesave ndërsa vërehet një ulje e çmimeve të shitjes së apartamenteve./Oranews/