Rriten tensionet në Lezhë/ Pjerin Ndreu akuzon LSI për presione në qendrat e votimit
Pas kandidatit për deputet të LSI-së, Viktor Tushaj ka reaguar edhe kandidati i PS-së Pjerin Ndreu për përplasjen me armë në Shëngjin para qendrës së votimit.
Nga kjo përplasje mbeti i plagosur një simpatizant i LSI-së. Raportimet që vijnë nga Lezha flasin për një situatë të tensionuar dhe të nxehtë mes këtyre dy forcave dhe përfaqësuesve të tyre.
Ndreu, deklaron se personat që kanë qëlluar kanë qenë jashtë Qendrës së Votimit, ndërsa akuzon LSI për presion në QV Shëngjin.
“Personat kanë qenë jashtë qendrës së votimit. Grupe të LSI kanë ushtruar trysni në Qendrën e Votimit në Shëngjin. LSI është duke krijuar vetë tensione”, tha Ndreu.