“Rritet 1200% mbjellja e kanabisit”- Petrit Vasili publikon videon e RAI3: Qeveria e mbështet për mbajtur pushtetin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se televizioni shtetëror italian, RAI 3 denoncon rritjen me 12 herë të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri.

“Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytëzon dhe mbështet mbjelljen masive te drogës për të mbajtur pushtetin”, thotë ai.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Droga

Alarm Kombëtar!!

Denoncimi i RAI 3:

“Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”!(VIDEO).

Tevizioni Shteteror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike, eksponenciale të kultivimit te drogës me1200 % vitin e fundit në krahasim me një vit me pare.

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytezon dhe mbeshtet mbjelljen masive te droges per te mbajtur pushtetin.

Rama dhe Lleshaj jane thjesht dy mashtruese kur flasin per drogen.

Te vertetat per drogen i di gjithe Europa dhe bota.

Edi Rama eshte vetem ai qe pengon dhe izolon Shqiperine nga Europa dhe e ka shnderruar ne narkoqeverisje rilindjen.

Shiheni VIDEON transmetuar sot ne edicionin e lajmeve te ores 19.00 nga RAI 3.

SHKARKO APP