Rritet buxheti për arsimin – Qeveria çel fondin me rreth 40 miliardë lekë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  është një ndër sektorët  e fokusuar nga qeveria për të hedhur para vitin e Ardhshëm. Për vitin 2018 bazuar në draftin e publikuar tashmë në  faqen e  Kuvendit,  janë rreth 40 miliardë lekë të cilat do të shkojnë për arsimin, 5 miliardë më shumë se një vit më parë.

Konkretisht, nga këto 522 milion lekë do të shkojnë për zhvillimin e Sportit dhe Rinisë, ndërsa 7 miliardë lekë është fond i çelur për arsimin universitar.

Një pjesë e  shpenzimeve do shkojnë për tekstet falas të rreth 33 mijë nxënësve të arsimit parashkollor, nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Por edhe për rritjen deri në 20% të shkollave të cilësuara si “Qendër Komunitare”. Në buxhet është parashikuar ofrimi i shërbimit të internetit 100% në çdo shkollë.

Një synim tjetër i cili parashikohet  të realizohet përmes këtij buxheti është edhe ai për ndërtimin e  shkollave të reja të arsimit profesional për të cilën qeveria  edhe gjatë mandatit të kaluar i ka kushtuar vëmendje të veçantë, si një nevojë për kualifikimin e të rinjve në profesione të cilat i kërkon tregu aktual  i punës, por që pavarësisht kësaj, me kalimin e viteve të rinjtë shfaqnin më pak interes për t’u kualifikuar dhe të merrnin një zanat e për pasojë shumë prej këtyre zanateve rrezikonin të zhdukeshin.

SHKARKO APP