Rritet buxheti për drejtësinë, institucionet që të do marrin më shumë para

Projektbuxheti është gati për në Kuvend dhe institucionet e drejtësisë kanë një buxhet më të lartë. Rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro. Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar. Rritje të vogël kanë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP, ndërsa Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, ILD dhe KPA do të marrin më pak para.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?