Rritet çmimi i naftës. Trendi do të vijojë edhe në nëntor

Qytetarët shqiptarë janë të detyruar që të shpenzojnë më shumë para për blerjen e karburantit i cili ka pësuar një rritje me 5 lekë.

Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet konstatohet se një litër naftë shitet me 167 -168 lekë nga 162 që shitej disa ditë më parë.

Shoqata e hidrokarbureve argumenton se impaktin më të madh e ka dhënë taksa e riliçensimit të pikave të karburanteve e cila parashikon një tarifë prej 5 milionë lekësh në Tiranë dhe 2 milion lekë në qytete të tjera.

Aktualisht ky vendim i qeverisë është ankimuar në Gjyaktën kushtetuese dhe është në fazën e shqyrtimit përfundimtar. Ndikim në rrijten e çmimit të karburanteve ka dhënë edhe çmimi i arit të zi në bursë i cili ka pësuar një ritje me rreth 60 dollarë për ton.

Po ashtu edhe forcimi i dollarit kundrejt monedhës europiane ka dhënë efekt në shtrenjtimin e karburanteve.

Shoqata e hidrokarbureve paralajmëron se gjatë nëntorit mund të ketë një tjetër rritje të çmimit të karburanteve nëse në mbledhjen e OPEK vendoset të ulet sasia e prodhimit të naftës. Ekspertët e tregut të karburanteve vlerësojnë se vetëm rritja e prodhimit vendas do të sjellë ulje të ndjeshme të çmimit.

SHKARKO APP