Rritet pazari/‘10 mijë lekë për votën’, ja si po blihen zgjedhjet në Shkodër

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi ofronte shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra. Hetimi është bërë në Shkodër dhe policia ka shpallur në kërkim 42-vjeçarin Pjetër Prendi.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Pjeter Prendi 42 vjeç, banues në Shkodër.

Ky person dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër. Vepra penale në ngarkim të shtetasit P. P., është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.

SHKARKO APP