Rritja e nivelit të detit ka fundosur pesë ishuj në Paqësor

Rritja e nivelit të detit dhe erozioni kanë shkaktuar dëme kolosale në ishujt e Oqeanit Paqësor, kanë thënë hulumtuesit. Sipas medias Britanike, “The Conversation”, janë 5 ishuj që po shkojnë drejt fundosjes.

Një tjetër ishuj është shkatërruar pjesërisht nga erozioni dhe kjo dukuri tashmë është duke shkaktuar zhvendosjen e njerëzve, duke i detyruar komunitetet e tyre të lëvizin. Hulumtuesit, janë shprehur se studimi i tyre ka tashmë prova shkencore se toka është duke humbur në det.

Ishujt e humbur shkonin në madhësi nga një deri në pesë hektarë dhe kishin bimësi të dendur tropikale 300 vjeçare. “Ata nuk ishin vetëm pak ishuj me rërë”, ka thënë autori kryesor studimit Simon Albert. Përveç kësaj shtëpitë për 25 familje, kanë humbur më shumë se gjysmën e zonës së banueshme, dhe 11 shtëpi janë të zhytur në det që nga viti 2011.

Hulumtuesit besojnë se probleme të ngjashme priten të ndodhin në gjithë Paqësorin, deri në vitin 2050, si rezultat i rritjes të nivelit të detit. Komunitetet e shumta janë zhvendosur dhe janë të kërcënuar dhe vendbanimet tek gjeneratat e vjetra janë braktisur vendet e tyre në favor për të lëvizur më tej në brendësi.

“Deti ka fundosur sipërfaqet e banuara, dhe kjo situatë ka detyruar banorët që të shkojë deri në majë të kodrës dhe të rindërtojnë fshatin e tyre nga e para larg nga deti,” thanë studiuesit.

Burimi: The Conversation/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP