Rritja e pagave dhe pensioneve, Ahmetaj: Mundemi ta realizojmë

Konsolidimi i financave publike dhe rritja e të ardhurave gjatë këtij viti bën që të mundësohet ndërmarrja e vendimit për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Kështu u shpreh në një prononcim për mediat ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sipas të cilit, fondet për të mundësuar këtë rritje janë në buxhetin e shtetit.

Këtë deklaratë ministri Ahmetaj e beri pas një aktiviteti me dyer të mbyllura me kryetarët e bashkive në vend, ku u diskutua mbi financat vendore.

Pavarësisht se janë në diskutim disa mundësi, varianti më i favorshëm dhe më i mundshmi për tu miratuar nga qeveria është rritja e pagave të buxhetorëve me 10% dhe e pensioneve me 3%.

Ky variant do të diskutohet më pas me ekspertët e FMN, ku gjatë kësaj jave ministri i Financave, Arben Ahmetaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në SHBA. Gjatë takimeve zyrtare pritet të diskutohet edhe për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe variantin e rritjes së pagave dhe pensioneve.

SHKARKO APP