”Rritja e pagave pa asnjë taksë”, Rama: 1.7 miliardë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje po vijon turin e dëgjesave me qytetarët me qëllim shpalosjen dhe diskutimin e projektbuxhetit të parashikuar për vitin 2026. Gjatë qytetarëve tek Njësia nr.2 në Tiranë, kreu i qeverisë tha se financimi për pensionistët zë hapësirën kryesore në projektbuxhet me 1.7 miliardë euro të veçuara. Nga ana tjetër, Rama nënvizoi se rritja e pagave nuk do të përkojë me asnjë rritje të taksave.

”Është e domosdoshme që të gjithë të bëjnë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashkinë e Tiranë të shkojnë sa më mirë. Më vjen mirë sepse na erdhi mundësia sot që duke folur për buxhetin e Tiranës të përfitojmë nga rasti që të flasim dhe për buxhetin kombëtar.

Më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë për të mundur ta bëjmë, rritjen e mbështetjes reale, për pensionistët që faktikisht do të zë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 miliardë euro, të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm dhe janë qoftë për pjesë që do të na mundësojë realizimin e objektivit të shpallur lidhur ku duam ti cojmë pensioni mesatar në kategorinë e pensionit të plotë urban dhe atë minimal në kategorinë e pensionit rural”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?