Rritja e pensioneve, Basha: Prindërve të mijë nuk ju del, do punoj që…

Gjatë fushatës elektorale në Fier, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se në Republikën e Re pensioni minimal do të bëhet 250 mijë lekë të vjetra në muaj.

Kreu i demokratëve solli shembullin e prindërve të tij, për të shpjeguar se pensionet janë tepër të ulëta dhe nuk mbulojnë të gjitha shpenzimet e pensionistëve.

“Babai im ka nisur punën 14 vjeç, ka punuar 45 vite mekanik, tani është në pension. Mamaja ime ka punuar 40 vite mesuese dhe është në pension. Por nuk ju del. I ndihmoj unë herë pas herë, po jo të gjithë i kanë mundësitë t’i ndihmojnë prindërit. Ndaj do punoj që pensionin minimal ta bëj 250 mijë lekë në muaj”, tha Lulzim Basha.

SHKARKO APP