Rritja me kategorizim, si do të ndryshojnë pagat e pensionet

Qeveria ka gati vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Të ardhurat për pensionistët dhe për të punësuarit, pritet të rriten nga 500 deri në 10 mijë lekë. Vendimi tashmë ka marrë miratimin edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pritet që të miratohet në Këshillin e Ministrave. Në këtë mënyrë pensionet pritet të rriten me 3-4%, ndërsa pagat do të rriten nga 10-20% dhe fondi që do të akordojë qeveria do të jetë 100 milionë dollarë.

Konkretisht mësohet se rritja do të bëhet me kategorizim. Pra do të rriten më shumë pagat dhe pensionet e ulta dhe më pak rritje do të ketë për pagat e pensionet e larta. Rritja më e madhe do të bëhet për pagat.

Kështu paga minimale prej 22 mijë lekësh do të rritet me minimum 2 mijë e 200 lekë dhe do të shkojë minimum 24.200 lekë. Paga mesatare në sektorin privat nga 40 mijë do të shkojë në 44 mijë lekë. Paga mesatare e mjekëve nga 60 mijë lekë do të shkojë në 66 mijë, ndërsa për infermierët paga mesatare do të shkojë 41.800 lekë. Nga kjo rritje do të përftojnë edhe mësuesit të cilët nga 53 mijë lekë që është paga mesatare do të përfitojnë 58.300 lekë në muaj.

Pensionet

Për pensionet do bëhet një rritje më e vogël.kështu pensioni social ga 6750 lekë që është sot, pritet që të shkojë 7 mijë lekë. Pensioni minimal nga 14 500 lekë, pritet të rritet me rreth 550 lekë dhe të shkojë 15 mijë lekë të reja.pensioni mesatar nga 17 mijë, do të shkojë 17 600 lekë, ndërsa pensionet e larta nga 24, bëhen 24 850 lekë. Gjithashtu edhe për pensionet rritja më e madhe pritet të bëhet pë rata që përfitojnë më pak. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije, se qëllimi i qeverisë është që të rrit të ardhurat për punonjësit dhe të moshuarit dhe në vëmëndje janë të ardhurat minimale.

Fondi

Qeveria pritet të akordojë rreth 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Pavarisht se rritja ekonomike, ka qënë në nivelin 3%, qeveria ka vendosur që të rritë pagat dhe pensionet. Mënyra se si do të rritën përfitimet është me indeksim. Pra vendimi i qeverisë, i cili pritet të miratohet në muajt e ardhshëm, do të argumentohet si një indeskim i pagave dhe pensioneve. Ky do të jetë indeksimi i dytë që do të bëjë qeveria, pasi në muajin gusht, pensionet u indeskuan me 1.6%.

Si ndryshojnë pagat e pensionet

Pagat rriten në masën 10-20%

                                            Është           Bëhet

Paga minimale                         22.000             24.200

Pagat mesatare                        40.000             44.000

Paga e mjekëve                       60.000             66.000

Pagat e infermierëve               38.000             41.800

Pagat e mësuesve                    53.000             58.300

Paga mesatare në shtet            50.000             55.000

Gjithashtu qeveria do të indeksojë edhe pensionet.

Rritja e pensioneve në masën 3-4%

                                    Është               Bëhen

Pensioni social                 6.750               7.000

Pensionet minimale     14.500             15.000

Pensionet mesatare      17.000             17.600

Pensionet e larta            24.000             24.850

SHKARKO APP