Rritje rekord e prodhimit të opiumit

Prodhimi i opiumit në Afganistan ka regjistruar një rritje të ndjeshme në vitin 2016 duke arritur 4.800 tonë, me një rritje prej 43% në raport me vitin e kaluar.

Këto të dhëna vijnë nga një raport i publikuar sot nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit (UNODC) që thekson se hapërsirat që i dedikohen kultivimit  të opiumit janë rritur në 201 000 hektarë, një rritje me 10% në raport me 183.000 hektarë që ishte një vit më parë.

Ky studim ka konfirmuar gjithashtu se 84% e prodhimit të opiumit vjen nga provincat perëndimore dhe jugore të Afganistanit dhe se rajoni më i prekur është Helmandi, ku është i përqendruar 40% i kultivimit të opiumit.

SHKARKO APP