”Rroftë Rama”, Balla ironzion opozitën pasi votuan pro marrëveshjes për Bordin e Paqes: Ja si duken Krushqit
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar me një video, për vendimin e opozitës që bashkuan votat me mazhorancën për miratimin e marrëveshjes që i hap rrugë përfaqësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, pavarësisht përpjekjeve të PD-së për të ndryshuar tekstin e saj, duke kërkuar fshirjen e emrit të kryeministrit Edi Rama. Balla ka publikuar në Facebook një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku shfaqen buzëgaz dhe në sinkroni çohen në këmbë ndërsa mbajnë në duar një pankartë ku shkruhet “Rroftë Edi Rama”. ”Si duken krushqit sot sipas AI”, duke vijuar ironinë e tij publike ndaj opozitës”,-shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

