Rrokaj në Vlorë: Sistemi arsimor i prapambetur
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Vlorës, profesor Shezai Rrokaj zhvilloi një takim me banorët e njësisë administrative Novoselë.
Si një nga njohësit e sistemit arsimor Rrokaj hodhi kritika të forta duke thënë se ky sistem është shumë i prapambetur.
“Ne kemi një sistem shumë të ngarkuar me informacion i cili është jo vetëm i panevojshëm por dhe shumë i prapambetur”
Rrokaj e vuri theksin tek ulja e taksave me 60 %, si një tjetër pikë e rëndësishme e programit të LSI-së.
Për kryesuesin e kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Vlorës qytetarët më 25 qershor duhet të votojnë LSI-në sepse ajo ul taksat dhe nxit punësimin.