“Rruga e Arbrit”, Dervishaj: Po shikojmë mundësinë e Partneritetit Publik-Privat

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, ka dhënë garancinë për fillimet e punimeve të Rrugës së Arbrit pranverën e vitit që vjen.Ai tha se Ministria është në fazën e gjetjes së mënyrë së financimit.

“Për Rrugën e Arbrit jemi në fazën e gjetjes së mënyrës së financimit. Por ju siguroj se në pranverën e 2017 fillojnë punimet. Po shikojmë mundësinë e Partneritetit Publik-Privat për të pasur kosto sa më të ulëta. Por duke përfshire edhe kompanitë vendase në forma të tilla bashkëpunimi, kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”- tha Dervishaj.

Lidhur me tenderin e Rrugës së Kombit, Dervishaj deklaroi se do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore.

“Ka pasur disa vonesa projekti, por e rëndësishme të shikojmë përpara dhe të kapim afatet. Pas kësaj faze duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë japoneze për fazën e dytë. Ky projekt do të sjellë shërbim cilësor ndaj qytetarëve. Ky projekt ka impakt social për banorët e zonës. Duhet të kapim kohën e humbur dhe ta përfundojmë sipas afatit, në 2018. Nga ky projekt përfitojnë 342 mijë qytetarë”- u shpreh Sokol Servishaj

Deklaratat e tij, Ministri i Transporteve i bëri gjatë inspektimit të impiantit për ujërat e ndotura në Tiranë.

SHKARKO APP