Rruga e Arbrit, Ministria e Infrastrukturës: Tre operatorët që shprehën interes. Kush plotëson kushtet?

Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u mblodh ditën e sotme Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”.

Siç bëjnë të ditur nga kjo ministri, nga shqyrtimi i sistemit elektronik rezultoi se kishin shprehur interes 3 (tre) operatorë ekonomikë dhe konkretisht:

1) Operatori Ekonomik Adem Pojani

Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk rezultojnë të mjaftueshme për tu konsideruar ofertë zyrtare;

2) Operatori Ekonomik Shoqëria “Alb-Star”sh.p.k.

Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumente, por nuk u konstatuan të dhënat e ofertës financiare.

3) Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a;

Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor si dhe kishte paraqitur Propozim Financiar. Nga shqyrtimi paraprak i Propozimit Financiar rezultoi se Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a; kishte propozuar si vlerë projekti shumën prej 33,6 miliardë lekë.

Në përputhje me përcaktimet ligjore, brenda afatit ligjor 60 ditor, komisioni do të kryejë shqyrtimin e plotë dhe të detajuar të ofertave të paraqitura dhe do të dalë me vendimmarrjen përkatëse.

 

 

SHKARKO APP