“Rruga e Arbrit” zyrtarizohet oferta e Gjoka Konstruksion, 33.6 miliardë lekë për ndërtimin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi pak ditë më parë se Gjoka Konstruksion ishte kompania që kishte plotësuar kushtet e dokumentacionit tekniko-ligjor, si dhe një ofertë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Në njoftimin zyrtar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se oferta e bërë nga Gjoka Konstuksion është 33.6 miliardë lekë një shifër e lakuar edhe më herët, por e zyrtarizuar tashmë me vendimin.

Në njoftim Ministria bën me dije arsyet e skualifikimit të dy operatorëve të tjerë : “Arsyet e skualifikimit: Operatori Ekonomik “Adem Pojani” nuk plotëson asnjë nga kriteret e kualifikimit, si dhe nuk ka paraqitur ofertë financiare; Arsyet e skualifikimit: Operatori Ekonomik “Alb-Star” sh.p.k. nuk plotëson kriteret e kualifikimit, si dhe nuk ka paraqitur ofertë financiare” thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjoka Konstruksion që është shpallur edhe si oferta fituese duhet që brenda datës 20 nëntor të paraqesë dokumentet e kërkuara për të vijuar më pas me procedurat e tjera të negocimit dhe nënshkrimit të kontratës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?