Rruga e Kombit, e para në Shqipëri që do të bëhet me pagesë

Në buxhetin e shtetit shqiptar që u është paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, është prezantuar edhe një platformë e detajuar për punimet në infrastrukturën rrugore të këtij vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo që të bën përshtypje është fakti që, për segmentin Fushë-Krujë-Milot-Kukës-Morin, apo siç thirret ndryshe si Rruga e Kombit janë parashikuar vetëm 10 milionë euro, nga 40 milionë euro që janë nevojat për projektin e kësaj rruge. Ndërkohë që ky segment rrugor është i papërfunduar, Rruga e Kombit do të jetë me pagesë duke filluar që nga janari i vitit që vjen.

Kompania koncensionare “Salillari&Kastrati” që kanë marrë me koncension Rrugën e Kombit, të vetmin investim për rrugën e papërfunduar, është ai i filluar në fillim të shtatorit dhe që ka të bëjë me vjeljen e taksës nga kjo kompani “Joint Venture”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur rruga do të jetë me pagesë, si rruga e parë në Shqipëri, ekspertët e Policisë së qarkullimit rrugor kanë dhënë alarmin për gjendjen e sigurisë rrugore nga Tuneli i Kalimashit deri në Morin, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morin. Në këtë segment që ka 7 ura, por që nga përfundimi i Rrugës së Kombit në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?