Ruani internetin e telefonit nëpërmjet këtij aplikacioni

Nëse keni mësuar se ‘mb’ tuaja kanë humbur çuditërisht, atëherë Facebook mund të jetë një prej përgjegjësve kryesorë.

Fotot me rezolucion të lartë dhe videot që luhen vetë mund të djegin pakon tuaj të internetit në pak minuta.

Sigurisht mund të ndaloni luajtjen automatike të videove duke naviguar në More (tre vijat horizontale në skajin e djathtë lart) > Help and Settings > App Settings > Auto-play.

Megjithatë ekziston një mënyrë më e mirë për të kursyer dhe ajo është Data Saver.

Cili është funksioni i Data Saver?

Data Saver jo vetëm që ndalon luajtjen automatike të videove, por gjithashtu redukton rezolucionin e çdo imazhi që shfaqet në News Feed.

Për ta aktivizuar duhet të drejtoheni tek opsioni More. Shfletoni gjersa të gjeni Data Saver. Në ndërfaqen e radhës që do të shfaqet klikoni On. Pasi ta keni aktivizuar do të merrni një opsion të ri i cili u kërkon ç’aktivizimin e saj kur jeni në Wi-Fi.

SHKARKO APP