Rubrika si të gatuani; fileto pule me kos
2 kokrra vezë
50 gr djathë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Rigon
Fillimisht presim mishin në kubikë të mëdhenj, e marinojmë me kripë, piper të zi, rigon dhe e vendosim në tigan, e kavërdisim derisa të ndryshojë ngjyrë. Në një tavë të lyer me vaj ulliri shtojmë fillimisht filetot e mishit dhe më pas kërpudhat. Në një tas trazojmë gjizën, vezët dhe kosin me pak kripë dhe piper të zi. E shtojmë masën e përgatitur mbi kërpudha dhe në fund e pudrosim të gjithë sipërfaqen me djathë të butë dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturen 200 gradë Celsius për 30 minuta.