Rudina Hajdari thirrje Berishës dhe Salianjit: Duhet reflektim, kemi përballë Ramën
Rudina Hajdari thotë se PD ndodhet në një moment kyç, duke pasur përballë një qeveri që sipas saj ka rënë totalisht në legjitimitet.
“Ne duhet të tregojmë krahasimet me vendet e tjera, të shpjegojmë qytetarëve se si po vidhen taksat e tyre dhe të ofrojmë alternativa të qarta për menaxhimin e vendit,” shtoi Hajdari, duke nënvizuar se PD duhet të ketë një strategji komunikimi të qartë dhe profesional.
Sipas saj, Partia Demokratike nuk mund të lejojë që debati brenda saj të humbasë fokusin tek qeveria dhe korrupsioni i përditshëm. “Rama e di që PD nuk është e unifikuar në mesazhe. Nëse opozita do të ishte më e fokusuar dhe profesionale, sot mund të ishte në pushtet,” tha Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH

