Rudina Magjistari, moment prekës për vajzën në emision: “Më parë nuk e besoja”

Rudina Magjistari, një nga ikonat e televizionit, shumë e dashur për teleshikuesit dje gjatë transmetimit live të emisionit të pasdites ‘Rudina’, foli për ndjesitë e saj si nënë. Për herë të parë, Rudina foli publikisht për familjen e saj të re.

Gjithcka ndodhoi papritur gjatë një bisede me stilisten Anila Konomi dhe fashionistat Irena Kita e Stela Sallaku, e duke përfituar nga rrjedha e bisedës, Rudina ka ndarë emocionet e të qenurit nënë. Ajo pohoi se nuk mund ta kuptonte ndjesinë e të qenit nënë derisa u bë vetë.

‘Unë më parë nuk e kuptoja kur më thonin se ç’ndjesi e mrekullueshme është të jesh nënë’, tha moderatorja, “M’u desh të bëhesha nënë që ta besoja sa shumë do të thotë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ftuarat pohuan ndjesinë, ndërsa Magjistari vijoi: “Është ndjesia më e bukur, bekimi më i madh që mund të të japë jeta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Moderatorja u bë nënë në 29 tetor të vitit që shkoi duke sjellë në jetë Mia-n, fëmijën e parë të saj me Xhavit Bajramin, partnerin prej shumë vitesh.

Për të qenë pranë Mias, ajo u tërhoq për një kohë të gjatë nga televizioni duke ndërprerë ‘Takimin e Padites’. Magjistari u rikthye në ekran të hënën me emisionin që mban emrin e saj, ‘Rudina’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?