Rudina Xhunga i kthehet Ramës: Mos ma thuaj këtë pse jam femër

Kryeministri Edi Rama është përballur ndoshta për herë të parë me kryengritjen e një prej gazetareve më të qeta në studiove shqiptare. Rudina Xhunga “i është kthyer” pas disa batutave të Ramës në intervistën që ata po zhvillonin në qendër të Durrësit.

Rama nuk i kurseu disa batuta që në fillim të intervistës. “Rudina, mos më ndërpri sepse ti nuk e ke mendjen! “E ke të bukur këtë kur bën “…ahhh” dhe ja fut një batutë” – ishin disa nga intimidimet e Ramës, por në një moment gazetarja ia ka kthyer.

“Ju e bëni shpesh këtë që po bëni tani duke më intimiduar duke qenë se keni papara një gazetare femër” – tha Xhunga.

“Mbrojtja pas seksit është një mbrojtje e gabuar. Kam më shumë respekt për gazetaret femra se gazetaret meshkuj. Ju nuk keni arrogancën siç e kanë këta bilbilat e kazanit” – e ktheu Rama “timonin” kur pa se biseda po hynte në një rrugë të gabuar.

“Sepse jemi nëna dhe kemi përgjegjësi për të rritur fëmijë në këtë vend” – e mbylli Rudina Xhunga debatin me kreun e qeverisë.

SHKARKO APP