Rumania nominon një myslimane për kryeministre

Social-demokratët e Rumanisë kanë nominuar një myslimane për kryeministre të këtij vendi.

Sevil Shhaideh, 52 vjeçare, do të ishte femra e parë dhe myslimanja e parë kryeministre në këtë vend, që është i banuar me popullatë shumicë të krishterë, ndërsa më pak se 1% e popullatës janë myslimanë.

Nominimi duhet që fillimisht të miratohet nga presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, dhe nga parlamenti, ku PSD-ja e ka shumicën, pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.

Liviu Dragnea, lider i Partisë Social Demokrate (PSD), tha sot se kandidate e kësaj partie për kryeministre do të jetë ish-ministrja e zhvillimit rajonal, Sevil Shhaideh, pasi ai vetë nuk mund të shërbej në postin e kryeministrit, për shkak të “një dënimi të padrejtë dhe ligjit thellësisht jokushtetues”.

SHKARKO APP