Sa i rëndësishëm është gjumi në jetën tonë
Sëmuremi. Sistemi jonë i imunitetit është i ndërlidhur direkt me gjumin, dhe mungesa e gjumit e vështirëson punën e sistemit të imunitetit për t’i luftuar sëmundjet.
Është me vështirë të mendoni logjikisht dhe të reagoni shpejt, gjë e cila mund të jetë e rrezikshme, e veçanërisht nëse nevojitet ndonjë reagim i menjëhershëm – p.s.h, kur jeni duke vozitur.
Fitoni peshë nëse flini më pak se pesë orë në ditë.
Shëndeti i lëkurës fillon të ‘shkatërrohet’: rrudha, kapilarë, aknet fillojnë të shfaqen dhe në përgjithësi trupi plaket më shpejt sesa zakonisht.
Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare fillon të shënojë rritje.
Rreziku për zhvillimin e kancerit rritet.
Epshi seksual zvogëlohet. Nëse flini më pak se pesë orë në javë, nivelet e testosteronit dhe hormonet e seksit zvogëlohen për 15 për qind.
Harrojmë më shumë. Kur flemë, truri jonë i shfleton të gjitha informacionet. Mungesa e gjumit e pengon atë ta bëjë këtë gjë.
Çfarë duhet të bëni? Ka vetëm një zgjidhje: flini më shumë. Nëse keni për tu zgjuar në orën 7 të mëngjesit, flini në orën 11 pasdite.