Sa kohë duhet për të djegur kaloritë që merrni nga një çokollatë?
Sezoni i verës ka filluar dhe të gjithë duan të kenë trupin në formë, por nuk mund të largohen nga ëmbëlsirat.
Për të humbur kaloritë që marrim prej tyre duhet kohë e gjatë, por mund të kuptojmë se sa duhet të ushtrojmë për një cokollatë të vogël.
Një cokollatë mban rreth 260 kalori, të cilat përbëhen nga sheqeri që duhet të largohet brenda ditës. Sipas BBC, mjafton ecje rreth 45 minuta.
Në rastet kur koha është e kufizuar, mjafton të bëni joga për 20 minuta ose të kërceni për 25 minuta.
Për djemtë, sugjerohet loja e futbollit apo ushtrime fizike si pompa dhe vrap i thjeshtë. Por celësi për balancim të ushqimit është mënyra se si të gjithë ushqehen dhe sasia e sheqerit që konsumojnë gjatë ditës.